Bullgaria nga nesër hap kufijtë për Shqipërinë por ka disa kushte

327
Sigal

Qeveria bullgare ka lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë ka bërë të ditur që duke nisur nga dita e nesërme turistët nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Moldavia, Izraeli dhe Kuvajti do të lejohen që të vizitojnë vendet e saj turistike. Mirëpo sipas saj të gjithë personat duhet të kenë një test negativ të Covid-19 të 72 orëve të fundit. Po ashtu do të lejohen edhe turistët nga Ukraina që duhet të zbatojnë të njëjta kushte.