Sigal

Qytetarët “ia mbathin” nga Shqipëria, duke gjetur si “shteg” pajisjen me shtetësi bullgare, ku një certifikatë origjinale blihet për rreth 5 mijë euro, duke i bërë qytetarë të BE-së. Resgimii evropian, fillimi i hetimeve në Bullgari dhe krijimi i minoriteteve fallso. Ja vendet e BE që shesin pasaporta për biznesmenë

Bullgari, shtetësia shitet për 5,000 euro. Shqiptarët gjejnë “shtegun” për t’u bërë qytetarë të BE-së

Prokurorët bullgarë deklaruan se shkatërruan një skemë mashtrimi që drejtohej nga zyrtarët shtetërorë, të cilët u kishin mundësuar mijëra të huajve dhënien e pasaportave bullgare kundrejt një shume të caktuar parash në këmbim. Në këtë skemë dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit, të dyshuar për pranimin e ryshfeteve kundrejt lëshimit të certifikatave të rreme me origjinë bullgare, një dokument në bazë të të cilit mund të lëshohet shtetësia bullgare dhe dokumentet e identitetit. Prokurorët bullgarë u shprehën se kishin nisur një hetim ndaj agjencisë, me akuza si; përfshirja në një grup krimi të organizuar, marrja e ryshfeteve, falsifikim dokumentacioni dhe shpërdorim detyre. Sipas mediave lokale u raportua se kreu i agjencisë, Petar Haralampiev, së bashku me më shumë se 20 prej punonjësve të tij dhe disa prej ndërmjetësve të dyshuar ishin arrestuar. Sipas skemës së mashtrimit thuhet se kanë përfituar pasaportë bullgare, shtetas nga Ukraina, Moldavia dhe Maqedonia, vende të cilat kanë pakica etnike bullgare. Pasi Bullgaria u anëtarësua në BE në vitin 2007, shënoi rritje të aplikimeve për pasaporta në shtetasit e këtyre vendeve me pakicë etnike bullgare. Ndërsa skema e mashtrimit u mundësonte edhe shtetasve të huaj kundrejt një pagese prej 5,000 eurosh marrjen e një certifikate të rreme, ku tregohej origjina bullgare. Mijëra shtetas të huaj thuhet se kanë përfituar nga kjo skemë dhe vetëm në një javë janë lëshuar mbi 30 certifikata false. Kreu i agjencisë zakonisht zgjidhet nga qeveria dhe kreu aktual, z. Haralampiev shihet si më i afërt me partinë nacionaliste VMRO. Ndërsa VMRO-ja, nga ana e saj, i ka mohuar njoftimet e medias se z. Haralampiev ishte një anëtar i kësaj partie dhe se ajo e mbështeste plotësisht punën e prokurorëve, duke këmbëngulur se të gjithë ata që janë shpallur fajtorë duhet të marrin dënimin më të rëndë, sipas ligjit bullgar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, numri i shtetasve që kanë marrë pasaportë bullgare në dhjetë vitet e fundit i ka kaluar 115,000 persona, shumica e të cilëve besohet të jenë bullgarë nga etnitë e vendeve fqinje. Të gjithë shtetasit e huaj që marrin pasaportë bullgare shumë rrallë vendosen në Bullgari. Pjesa më e madhe e përdorin pasaportën bullgare për të qenë në gjendje të jetojnë dhe punojnë në vendet më të pasura të BE-së. Përkthyesit e gjuhës bullgare u shprehën për EURACTIV, se sa herë që ata janë punësuar nga policia e shteteve si Belgjika apo Franca, ka rezultuar se të dyshuarit me dokumente bullgare nuk e flasin gjuhën bullgare. Sipas Katia Mateva, ish-drejtuese në departamentin e shtetësisë bullgare në Ministrinë e Drejtësisë, në mars të këtij viti ajo nuk kishte pranuar rreth 60 aplikime, pasi Interpoli i alarmoi autoritetet për faktin që, mbi pjesën më të madhe të shtetasve që kishin kërkuar marrjen e shtetësisë rëndonin akuza penale. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Christian Ëigand, tha në një konferencë për shtyp se ekzekutivi i BE-së është duke përgatitur një raport mbi skemat kombëtare në shumë shtete anëtare, të cilat i japin shtetësinë investitorëve të ndryshëm, e njohur ndryshe edhe si “pasaportat e arta”.

Abuzimi/ Krerët e shoqatave, kanë përdorur firmat si kryetar, logon dhe vulat e shoqatës si “mall tregu”.

Gazeta “Telegraf” ka vite që ngre shqetësimin për abuzimet skandaloze me nënshtetësinë bullgare, makinacionet e mafies e shoqatave të ndryshme, shërbimeve sekrete por edhe tregtarve dhe politikës bullgare për të thithur sa më shumë shqiptarë në këtë lojë, ku fitimet nga njëra anë i shërbejnë politikës bullgare për të kërkuar minoritet në Shqipëri ,gjë që e realizoi vetëm para dy vitesh me ligjin që miratoi në kuadrin e kërkesave për integrimin në BE. Tani situata është thuajse e njëjtë. Kështu thonë goranët dhe gollobordasit e Shqipërisë. Ja çfarë tregojnë ata… Pasi përgatisim dokumentet, nxjerrim certifikatat e lindjes në zonën e Gorës apo të Gollobordës, na kërkohet detyrimisht firma e një personi, që pretendon se është drejtues i një shoqate. Është vërtetimi i tij, dokumenti që legalizon dhe zyrtarizon vërtetësinë e certifikatës dhe jo vula shtetërore shqiptare e zyrës së Gjendjes Civile!? Dhe ndodh, që për një vulë, ky lloj kryetari shoqate, na kërkon as më shumë e as më pak, por plotë 150 euro “taksë”. Tashmë ky kryetar-tregtar i ndyrë vërtetimesh është bërë i njohur në Tiranë. Thuajse të gjithë ia dinë emrin dhe adresën. Ka incialet e emrit H. P, me origjinë nga Strebleva. Pikërisht ky “H.P”-ja, lëshon firma e vula të panumërta në emër të një shoqate, me një kosto prej 150 eurosh. Ai gjendet në një banesë, afër rrugës “Ali Demi”, prapa një hoteli. Kësisoj, ky “kryetar-pazarxhi” është kthyer në një milioner, madje ka informacione se është duke bashkëvepruar edhe me ndonjë zyrtar bullgar. Paradoksi është, se pse pala bullgare nuk i beson vulës së shtetit shqiptar (vulës së Gjendjes Civile), por i beson një vërtetimi që lëshon batakçi abuzator e zhvatës i banorëve, këtij “H. P”-së nga Streblevasi. Është një paradoks, i pashpjegueshëm. Gjithsesi, rifillimi i lëshimit të nënshtetësisë bullgare menjëherë, duket se i është rikthyer katrahurës dhe “kthetrave” korrutpive të veprimtarisë mafioze, ashtu siç ishte deri një vit më parë. Po e çuditshme është heshtja e shtetit shqiptar dhe e strukturave të tij, madje edhe e shërbimeve lokale e qendrore të SHISH, nën “hundën” e të cilit monstra nga Strebleva, guxon e vazhdon edhe në mes të Tiranës, duke u zhvatur shqiptarëve 150 euro për vulë e firmë të shoqatës që ka hapur dhe e përdor si… “aktivitet biznesi”. Në këtë katrahurë ku është katandisur pseudoshteti shqiptar është e natyrshme, që gjithë shqiptarët të përpiqen të gjejnë një “shteg” që u mundëson të largohen e të shpëtojnë jetën e fëmijëve nga ky mjerim dhe nga kjo varfëri ekstreme që ka pushtuar këtë vend. Nga ky vend që drejtohet nga një pushtet i çuditshëm, nga një pushtet nepotik e klanor, që di vetëm të hesht edhe pse shikon se ç’po ndodh nga dita, në ditë. Kur po largohen mijëra shqiptarë, ndërsa mijëra nënshtetas të tjerë po braktisin e po ndërrojnë masivisht nënshtetësinë, duke përdorur edhe marifetin e firmave e vulave të disa shoqatave fantazma e seksere dhe pazaret mes zyrtarëve shqiptarë e atyre bullgarë, që arrijën deri në falsifikim letrash të atyre që aplikojnë për marrje shtetësie bullgare.

 

Shqiptarë që duan “t’ia mbathin” nga Shqipëria, kanë gjetur si “shteg” pajisjen me shtetësi bullgare

Pasi përgatisim dokumentet, nxjerrim certifikatat e lindjes në zonën e Gorës apo të Gollobordës, na kërkohet detyrimisht firma e një personi, që pretendon se është drejtues i një shoqate. Është vërtetimi i tij, dokumenti që legalizon dhe zyrtarizon vërtetësinë e certifikatës dhe jo vula shtetërore shqiptare e zyrës së Gjendjes Civile dhe ndodh, që për një vulë, ky lloj kryetari shoqate, na kërkon as më shumë e as më pak, por plotë 150 euro “taksë”. Tashmë ky kryetar-tregtar i ndyrë vërtetimesh është bërë i njohur në Tiranë. Ajo që shqetëson është fakti, se rrjeti mafioz që bënë këtë “biznes” ka arritur deri atje, sa të rriten dyshimet se në këtë rrjet mafioz, duhet të jenë përfshirë edhe punonjës të shtetit Bullgar. Prej kohësh, kanë ekzistuar “tregtarë ndërlidhës” me ambasadën bullgare në Shqipëri, apo persona që lëshonin letra lidhjeje për ministrinë e brendshme bullgare, persona tashmë të njohur në Shqipëri ëe të kthyer përmes këtij biznesi fitimprurës në biznesmenë, madje ndonjë prej tyre edhe është zhdukur në drejtim të paditur për shkak të matrapazllëqeve të bëra

Fluksi i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, për shkaqe që tashmë dihen, po vazhdon nga malet, detet, ajri ligjërisht e ilegalisht, me dhe pa dokumente.

Mijëra shqiptarë individualisht, në grupe e familjarisht, madje edhe si lagje e fshatra nga zonat skajore të vendit, veçanërisht atje ku varfëria është ekstreme, po braktisin përditë Shqipërinë duke shkuar drejt vendeve të BE e të botës, në kërkim të punës dhe jetës normale. Në këtë “eksod popullor” ka edhe qindra e mijëra shqiptarë që janë bërë e po vazhdojnë të bëhen “viktima” të mashtrimit të organizuar, realizuar prej individëve, grupeve e agjencive të sekserëve, të cilët përdorin lloj-lloj marifetesh për të “eksportuar” jashtë në vendet perëndimore shqiptarë që duan të largohen, duke përfituar miliona pagesa ilegale në mënyrë të paligjshme. Po çfarë ndodh realisht? Qindra shqiptarë që zgjedhin “ilegalitetin” dhe paligjshmërinë, apo skemat e mashtruese për të ikur nga Shqipëria, tregojnë se është “shpikur” dhe po zbatohet një skemë mashtrimi me “dhënie shtetësie” të tyre për një nga vendet e BE, skemë që realizohet me letra zyrtare, por që së fundi është zbuluar e bllokuar.

Vargani i shqiptarëve të joshur nga sekserët e rrugës e të shtetit, për shtetësi Bullgare vazhdon

Vargani i shqiptarëve të mashtruar nuk ka të sosur edhe në rastet, kur për arsye ekonomike ata kërkojnë ndryshimin e nënshtetësisë, duke synuar marrjen e një nënshtetësie të një vendi të BE. Një gjë e dimë tashmë: Të gjithë duam të largohemi, pavarësisht mënyrave që zgjedhim dhe si, sa e me çfarë kostoje financiare, fizike, shpirtërore, sociale, ekonomike, ligjore e psikologjike mashtrohemi nga ata që kanë një pushtet, një firmë e vulë zyrtare në dorë, të cilën e përdorin edhe për marifetin (krimin), të cilin sot po e ribëjmë publik në gazetën Telegraf”. E keqja është, se edhe të huajt kanë nisur ta zbulojnë e përvetësojnë “artin” e mashtrimit të shqiptarëve. Sepse e dinë që shqiptarët, të lodhur nga klasa idiote politike që po i sundon barbarisht prej 27 vitesh, pranojnë edhe të mashtrohen, vetëm të largohen nga vendi i tyre që nuk u ofron asnjë shans as për brezin e fëmijëve të tyre që sot janë 1-5 vjeç. Sepse vetë shqiptarët, thonë: “Të flasësh sot për ndryshim, shpresë e moral në Shqipëri, ky është turpi më i madh”. Të gjithë kërkojnë një mënyrë për t’u larguar, duke kërkuar azilin nëpërmjet ndërrimit të shtetësinë, troç për të lënë shtetësinë shqiptare e për t’u bërë shtetas rumun, italian, hungarez, francez, grek, austriak, çek, kroat e çfarëdo mundësie qoftë, që ka lidhje me shtetësinë për vendet e BE, vetëm e vetëm të ikin sa më parë nga Shqipëria. Kjo po ndodh me shqiptarët që kërkojnë të marrin shtetësi bullgare, shtetësi që së fundi po përdoret si “shteg” për të shpëtuar nga shtetësia shqiptare e për t’u bërë shtetas i vendeve të BE, apo të vendeve të tjerë në botë. Është fakt, që së fundi shumë shqiptarë kanë nisur aventurën në kërkim të nënshtetësinë bullgare. Përmes marrjes së kësaj shtetësie, shqiptarët arrijnë të mbërrijnë në ishullin britanik, apo në vendet skandinave, destinacioni i fundit, i synimit të vërtetë të kapjes së nënshtetësisë bullgare. Fluksi gjithnjë e më i madh i kërkesave për nënshtetësinë bullgare është edhe arsyeja e ngritjes së një rrjeti mafioz, i cili përmes pajisjes së shqiptarëve me nënshtetësi bullgare, u krijon të ardhura financiare, që janë në rritje.

 

Gollobordaasit dhe goranët, të privilegjuarit e “pazari” të pajisjes me shtetësi bullgare

 

Nënshtetësinë bullgare, përveç maqedonasve e përfitojnë gollobordasit dhe goranët e veri-lindjes së Shqipërisë. Deri këtu, nuk ka asgjë për t’u vënë në diskutim, pasi prej vitesh disa persona që kanë ngritur edhe shoqata bullgare në Shqipëri, janë kthyer në “biznesmenë” të këtij “tregu” mjaft fitimprurës për ta. Ajo që shqetëson është fakti, se rrjeti mafioz që bënë këtë “biznes” ka arritur deri atje, sa të rriten dyshimet se në këtë rrjet mafioz, duhet të jenë përfshirë edhe punonjës të shtetit Bullgar. Prej kohësh, kanë ekzistuar “tregtarë ndërlidhës” me ambasadën bullgare në Shqipëri, apo persona që lëshonin letra lidhjeje për ministrinë e brendshme bullgare, persona tashmë të njohur në Shqipëri ëe të kthyer përmes këtij biznesi fitimprurës në biznesmenë. Bile ndonjë prej tyre tashmë është zhdukur në drejtim të paditur për shkak të matrapazllëqeve të bëra Ndër vite. Ndërsa ndonjë tjetër duke qëndruar në Bullgari me banim nga fillimi I viteve ’90 me të vetmen punë të kryer si batakçi për lëshim nënshtetësie. Monstra të tilla, të njohura nga komunitetet që mund ta përfitojnë shtetësinë bullgare kanë njohur urrejtjen e komuniteteve përkatëse.

 

Çudia është se menjëherë është riorganizuar edhe mafia, e cila ia ka gjetur “anën” të përfitojë për vete

 

Çudia është, se sërish vërehet një bashkëpunim i administratës shtetërore bullgare me mafien “homologe” që vepron në Shqipëri. Sepse edhe më parë, hallexhinjtë nga Golloborda apo Gora, kanë pohuar se dyshojnë që, më dokumentet e tyre kryhet një “biznes” nga persona të ndryshëm të institucioneve bullgare. Sipas tyre, nënshtetësinë bullgare e kanë përfituar edhe emigrantë shqiptarë, që ndodhen në Angli, apo gjetkë si vlonjatë, pukjanë, fierakë etj. këta banorë të Gollobordës e Gorës, shprehen: “Dyshojmë, se dokumentet tona, u shiten si gollobardas e goranë, emigrantëve jo goranë e jo gollobardas, duke u ndërruar vetëm fotografitë e kësisoj, u jepet nënshtetësia bullgare. Mbasi, siç thonë ata, ka një “çudi”: I kemi bërë dy herë dokumentat për shtetësi, siç i kërkojnë institucionet shtëtërore bullgare, kemi vendlindjen në Gollobordë, apo në Gorë dhe sërish na thonin të përsërisim dokumentat”!. Aq sa më parë, kanë ndodhur gjëra vërtetë të çuditshme. Ka ndodhur psh., që dy vëllezër kanë aplikuar për pasaportë bullgare. Paradoksalisht, njërit i është miratuar menjëherë shtetësia, ndërsa tjetrit i është refuzuar! Tashmë, të dy vëllezërit po aplikojnë për bashkim familjar edhe pse të dy, jetojnë ende në një fshat të Shqipërisë!

Sa paguhet për një pasaportë evropiane?

Metodat për blerjen e tyre janë relativisht të shtrenjta, ku rreth 15 mijë njerëz kanë qenë në gjendje të blejnë një certifikatë origjinale bullgare për rreth 5 mijë euro, gjë që më pas i lejoi ata të kërkonin një pasaportë të BE-së.

Rregullat e lëvizjes së lirë të Bashkimit Evropian janë shfrytëzuar gjerësisht nga kriminelët dhe mangësitë ligjore që u kanë dhënë të drejta për të jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera të pasura të bllokut qindra mijëra njerëzve. Shitja e pasaportave dhe numri i qytetarëve të BE-së, ligjërisht dhe ilegalisht është rritur në mënyrë eksponenciale, pasi projekti i Brukselit rritet në madhësi dhe vazhdon planet për të zgjerimin e zonën e lëvizjes së lirë përtej mbulimit aktual. Bullgaria, Qiproja dhe Malta janë bërë pikat e nxehta për njerëzit që kërkojnë të drejtën e qytetarëve të BE-së, të cilët lejohen të punojnë lirshëm, jetojnë dhe udhëtojnë kudo brenda 28 shteteve anëtare. Komisioni Evropian është përpjekur herë pas here për të goditur shitjen e shtetësisë, por praktikisht pranon humbjen, raporton prestigjiozja britanike “Express”. Metodat për blerjen e tyre janë relativisht të shtrenjta, ku rreth 15 mijë njerëz kanë qenë në gjendje të blejnë një certifikatë origjinale bullgare për rreth 5 mijë euro, gjë që më pas i lejoi ata të kërkonin një pasaportë të BE-së. Dhe pastaj vijnë rusët, të cilët kanë përdorur pasurinë e tyre të madhe për të blerë pasaportat e tyre në BE, të cilat kanë kushtuar më shumë se 100 mijë euro.

Bullgari

Në Bullgari po zhvillohen hetime kriminale pasi dyshohet se ndihmësit e qeverisë kanë ndihmuar mbi 115 mijë njerëz të fitonin shtetësi false në bazë të certifikatave bullgare. Shifra barazohet me rreth 30 pasaporta të BE që po shpërndahen në një ditë që kur Bullgaria iu bashkua bllokut në vitin 2007. Vetëm gjatë 12 muajve të fundit, 10 mijë njerëz nga Ukraina, Maqedonia Serbia, Moldavia dhe nga Shqipëria morën shtetësi përmes certifikatave që vërtetonin se kishin të paktën një pasardhës bullgar.

Malta

Me skemat e ashtuquajtura ‘pasaporta të arta’, investitorët e pasur kanë qenë në gjendje të blejnë vetë shtetësinë e BE nëpërmjet një numri skemash investimesh, ku Malta është një nga më të spikaturat. Sipas programit të investitorëve të Maltës, të krijuar në 2014, manjatët rusë kanë blerë pasaporta të BE për qindra mijëra euro. Nga një listë e njerëzve që kishin fituar shtetësi malteze në 2016, rreth 700 ishin nga Rusia. Aplikantët për programin e investimeve duhet të “kontribuojnë” 650,000 euro dhe të blejnë pronë për 350,000 euro ose të marrin me qira një pronë për të paktën 16,000 euro në muaj për pesë vjet. Sipas ‘Express’, ata gjithashtu duhet të investojnë 150,000 euro në aksione ose obligacione dhe të paguajnë tarifa të tjera. Anëtarët e familjes mund të shtohen për 25,000 deri në 50,000 euro.

Qipro dhe vendet e BE-së

Skema e pasaportave të arta të Qipros konsiderohet më e pandërprera e Europës dhe tani shihet si një kërcënim për përpjekjet ndërkombëtare për të goditur evazionin fiskal. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka vendosur skemën e Qipros me flamur të kuq, sepse është në rrezik të “ekspozimit të BE-së tek të korruptuarit dhe kriminelët”. Vendi ka bërë një përpjekje për të pastruar sistemin e tij pas marrjes së kritikave të rënda, por ende bën rreth 1 miliard euro çdo vit nga skema e tyre. Portugalia, Britania, Austria, Irlanda, Luksemburgu, Letonia, Spanja, Franca, Bullgaria dhe Holanda gjithashtu ofrojnë skema të ngjashme investimi për viza.

Reagimi i BE-sëShtetësia evropiane nuk është për shitje

Komisioni Evropian dërgoi kritikë të ashpër për shkak të planeve të disa shteteve të Bashkimit Evropian për “shitjen” e shtetësisë së vet personave, të cilët nuk janë banorë evropianë, në këmbim të investimeve. Shembulli më i ri për këtë vjen nga Malta, ku po zhvillohen konteste të ashpra për këtë projekt. “Shtetësia nuk është për shitje. Vendet-anëtare duhet t’u japin shtetësi vetëm personave, të cilët kanë lidhje të vërtetë me shtetin përkatës”,