Bulevardi i Ri, banorët sërish në protestë

622
Të prekur nga ndërtimi i Bulevardit të ri, paraditen e sotme banorët e Stacionit të Trenit kanë nisur sërish nje protestë për rishikimin e vendimit për shpronësimet, këtë herë e zhvendosur para Bashkisë së Tiranës. Banorët nën një zë refuzojnë masën e kompensimit që i është caktuar me vendim qeverie dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë banesat pa u strehuar më parë. Kjo protestë nuk është e para, pasi vetëm pak javë më parë kur nisi shembja e disa ndërtesave, ata u konfliktuan ashpër me policinë dhe kundërshtuan me forcë zhvendosjen.
Sigal