“Bujqësia në Shqipëri si një lopë që kush e kush ta mjeli më parë”, Musai: Oligarkët nuk i lejojnë prodhimet vendase

161
Sigal

Drejtori i “Telegraf”, Ëngjëll Musai ka qenë i ftuar në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News, ku ndër të tjera ka folur mbi gjendjen e vështirë që po kalon bujqësia në Shqipëri.

Musai tha ndër të tjera se prodhimet vendase nuk lejoheshin nga një grup oligarkësh të cilët fitojnë duke i eksportuar ato nga jashtë vendit.

“Bujqësia në Shqipëri është konsideruar si një lopë që kush e kush ta mjeli më parë. Madje edhe atje ku ne kemi mundësi dhe resurse sa i përket bujqësisë dhe blegtorisë por qëllimisht pjesa e grupit të oligarkëve nuk e lejon këtë, duke kërkuar që të vijnë nga jashtë sepse vetëm aty mund të fitojnë.

Sot kërkohen veterinerë por nuk do munden të gjejnë sepse truri është larguar. Do vijë dita që do marin veterinerë nga Bangladeshi apo vende të tjera aziatike. Kjo sepse këta e kanë mendjen ku të marrin e të grabisin fonde, prandaj jemi katandisur në këtë mënyrë. Fermerët sado të punojnë, nuk kanë ku ta çojnë atë prodhim që sigurojnë”– tha Musai ndër të tjera.