Bujar NISHANI në VOA: Reforma në drejtësi, proces i pandalshëm

529
Sigal

Intervistë e Presidentit Nishani dhёnё pёr “Zёrin e Amerikёs”

Në vazhdim të vizitës në Amerikë, ditën e djeshme, Presidenti i Republikës Bujar Nishani dha dhe një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Intervista e zotit Bujar Nishani vjen pas pjesëmarrjes së tij në Mëngjesin e  Lutjeve, takimeve me drejtues tё Kongresit Amerikan dhe zyrtarë tё Lartё tё Departamentit tё Shtetit. Pasi iu përgjigj pyetjes për mbresat në Mëngjesin e  Lutjeve e takimeve me zyrtarë të lartë vendas, Presidenti Nishani u ndal në disa probleme aktuale për Shqipërinë. Lidhur me pyetjen e rolit të Presidentit për çtensionimin e klimës mes pozitës e opozitës, u përgjigj: “Kushdo ka diçka pёr tё thёnё nё kёtё kontekst dhe nё kёtё ambient qё ju pёrmendёt. Ajo qё ёshtё e rёndёsishme ka ta bёjё me faktin qё, tё gjithё ne duhet tё besojmë nё diçka thelbësore. Pa njё ambient mirëbesimi, pa njё ambient bashkëpunimi, pa njё ambient, i cili duhet tё respektojё tё drejtat e secilit prej nesh, ёshtё shumё e vёshtirё tё gjenerohen çështje tё tjera, tё cilat lidhen drejtpёrdrejtё me jetёn e qytetarёve edhe me jetёn e vendit dhe institucioneve nё tёrёsi. Jam dhe kam qenё gjithmonë i gatshëm pёrmes, sё pari, kontributit institucional atje, ku jam, nё atё pozicion qё jam, tё reflektojё atё çka, nё fakt, qytetarёt shqiptarё presin. Edhe konteksti i Mёngjesit tё Lutjeve ky ishte qё, pavarësisht bindjeve politike qё ne kemi, pavarësisht parimeve tё cilave ne i besojmë, duhet tё vlerёsojmё dhe respektojmë njeri-tjetrin pёr atё çka jemi. Pra, mbi gjithçka, mbi objektivat dhe pasionet politike, interesat e jetёs sonë tё përditshme, duhet tё prevalojё koncepti i tё qenit sё bashku nё njё shoqëri dhe pёrgjegjёsia e pёrbashkёt nё njё vend”. Në vazhdim, lidhur me pyetjen për reformimin e sistemit të drejtësisë, Nishani u përgjigj:” Sё pari, ёshtё shumё e rёndёsishme tё ritheksojmë faktin se, reforma nё sistemin e drejtёsisё ёshtё njё nevojё e përhershme, njё proces i pandalshëm, njё proces, i cili duhet tё vijojё pёrsa kohё shfaqen sfida tё ndryshme pёrballё këtij sistemi. Nga ana tjetër, duhet tё kuptojmë qё, sistemi i drejtёsisё ёshtё njё pushtet mё vete. Ka tё bёjё me pushtetin gjyqësor, i cili jep drejtёsinё dhe bёn drejtёsinё pёr qytetarin shqiptar nё aspektin e jetёs dhe pronës. Unё kam qenё gjithmonë i bindur qё kjo reformё duhet tё shkojё pёrmes udhëheqjes nga vet komuniteti i gjyqtarëve sepse ata janë njerëzit qё e njohin mirё problematikёn dhe janë njerëzit, tё cilёt kёrkojnё tё angazhohen nё zgjidhjen e kësaj problematike. Ёshtё i njohur fakti qё, nё sistemin e drejtёsisё, nё gjyqësor apo prokurori ka gjyqtarё dhe prokurorё tё aftё; ka gjyqtarё dhe prokurorё tё korruptuar, tё cilёt duhet tё jenё objekt i pandalshëm i investigimit dhe penalizmit. Por, ne duhet tё mbështetemi tek pjesa dërmuese e cila ёshtё njё pjesё qё ёshtё me profesionistё tё mirё, me njerëz me integritet, tё lidhur ngushtё me profesionin e tyre dhe qё duan tё bёhet drejtësia nё Shqipёri. Promovimi i tyre ёshtё shumё i rёndёsishёm dhe pjesё thelbësore e kësaj reforme. Nga ana tjetër, ne duhet t’i ikim kapjes, nga ana e politikёs, tё sistemit tё drejtёsisё. Nёse flasim pёr korrupsion, duhet luftuar ky korrupsion, kapja nga politika ёshtё pikërisht shkalla mё e lartё e korrupsionit, nёse do tё ndodhё. Tё gjithё sё bashku tё bёhemi barrierё e kësaj ndërhyrje dhe nga ana tjetër tё nxisim implementimin e reformave”.