Britma e lot për të riun që humbi jetën dje tragjikisht në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë, dhimbje e padurueshme për prindërit!

477
Sigal

Kristi Panajoti, 17-vjeçari që humbi jetën dje tragjikisht në një aksident që ndodhi në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Rreth orës 13:00 trupi i adoleshentit është nxjerrë nga banesa në drejtim të fshatit Dhërmi ku është dhe origjina e familjes Panajoti. Gjatë rrugës në Ujë të Ftohtë, kortezhi është ndalur pranë vendit të aksidentit për të hedhur lule por në një moment prindrit e viktimës për shkak të dhimbjes kanë goditur dhe thyer xhamat e një prej mjeteve të firmës. Mes britmave dhe mallimeve ndaj shtetit dhe kryeministrit Edi Rama ata kanë hedhur lule në gropën ku ra makina “BMW-X6” që drejtohej nga 21-vjeçari Petraq Beja, i cili mbeti i plagosur.

Në gjendje shoku, të dy prindërit i janë afruar gropës së mbushur me ujë, ndërsa nëna ka tentuar të hyjë brenda. Babai që mbahej nga të tjerë të afërm mes lotësh tha se “po s’vajtën në burg përgjegjësit, do i varros vetë në atë gropë”.

Biznesmeni Nikollaq Neranxi, i cili është i afërm i viktimës ka apeluar për drejtësi për shkaktarët e kësaj ngjarje të rëndë.

Familjarë të viktimës janë shprehur se shkak për aksidentin ka qenë mungesa e sinjalistikës në rrugë, para se të shkohej tek gropae hapur në kuadër të punimeve për ndërtimin e Kanalizimeve pranë Lungomares.