Britania e Madhe refuzon përfshirjen në hetime për rastin e Astrit Deharit

531
Sigal

 

Londra zyrtare ka
refuzuar kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha që një pjesë e njësiteve
të policisë Scotland Yard të përfshihet në hetimin për rastin e Astriti
Deharit. Lajmin e ka zyrtarizuar për TV Dukagjini, Ambasada Britanike në
Prishtinë.

Më poshtë e gjeni përgjigjen e plotë:

“Ambasada Britanike e
ka shqyrtuar me kujdes kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku
kërkohet mbështetje në lidhje me hetimin e rastit të vdekjes së Astrit Deharit.
Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e rrethanave të vdekjes tragjike të Z. Deharit. Çdo
vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm. Andaj, duke marrë parasysh që
ky rast nuk ka lidhje direkte me Britaninë, do të ishte e papërshtatshme të
përfshihet policia britanike. ?shtë e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të
marrin përgjegjësinë dhe të kryejnë çdo hetim ose të shqyrtojnë rastin tërësisht
dhe në mënyrë të paanshme, dhe gjithashtu të sigurojnë transparencë për
familjen dhe publikun”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.