Britani, dënohen 5 shqiptarët e grupit kriminal të kokainës

594
Sigal

Një grup prej pesë shqiptarësh është dënuar me 30 vite burg në total nga një gjykatë në St. Albans të Londrës me burgim, pas akuzës për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafikim të drogës.
Eduart Plaku 37 vjeç, vëllai i tij Antonio Plaku 25 vjeç, Albert Cena 29 vjeç, Fatjon Shehu 29 vjeç dhe Leonard Hasanaj 33 vjeç, u kapën në një operacion të të finalizuar në gusht të vitit të shkuar nga policia britanike.
Mediat britanike bëjnë me dije se shqiptarërt kishin krijuar një rrjet kriminal që shpërndante drogë të klasit A, pra kokainë dhe heroinë.

Mësohet se Eduart Plaku me banim në Luton, është dënuar me 6 vjet burg për posedim të lëndëve të ndaluara. Vëllai i tij Antonio, u dënua me 11 vjet burg. Për Albert Cenaj u dha dënimi me 4 vjet burg, ndërsa Fatjon Shehu u dënua me 21 muaj burg.

Leonard Hasanaj ishte dënuar muaj më parë me 3 vjet burg, pasi u kap me kokainë. Në 4 Qershor të vitit të kaluar, policia britanike gjeti në një automjet 124 mijë paund, për të cilat drejtuesi i automjtëetit nuk mundi të jepte asnjë shpjegim. Hetimet e thelluara treguan se ato ishin para droge të grupit të shqiptarëve.
Në 2 Gusht të vitit 2014 policia ndaloi Leonard Hasanaj në hyrje të Lutonit. Atij ju gjetën 2 kg kokainë. Në bazë të hetimeve, Hasanaj, që banonte në Londër, furnizonte Antoni Plakun në Luton me kokainë.

NOA