Briseida Shehaj: E kam menduar shumë herë dorëheqjen, por tani dua të bëj reforma

497
Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka folur mbrëmjen e sotme në një media për sulmet e bëra ndaj saj. Ajo ka pranuar për herë të parë në media se ka menduar të japë dorëheqjen për shkak të këtyre sulmeve. Megjithatë, Shehaj ka pohuar se tashmë e ka kaluar periudhën e vështirë dhe se nuk e mendon më largimin nga posti që mban. 

 “Shumë herë e kam menduar dorëheqjen prej sulmeve që kam marrë, por tani nuk mendoj fundin, por të bëj reforma”, ka thënë Shehaj. Drejtoresha e Tatimeve ka nënvizuar më tej se është “sulmuar shumë, pasi jemi një shoqëri maskiliste”. Duke folur për punë që ajo ka bërë në krye të Tatimeve, Shehaj është shprehur se ka realizuar 99.2% të planit, duke paralajmëruar rezultate edhe në hetimin e shkeljeve tek biznesi i madh. 
Sigal