Briseda Shehaj : Qeveria në ikje nuk vaksinon dot as mjekët

226
Sigal

Nën krytetarja e LSI për Tiranën, Briseda Shehaj ka reaguar ndaj lajmeve të përcjella prej kryeministrit të vendit për ardhjen e 10,000 dozave të vaksinave anti covid në muajin Janar. Sipas Shehaj, kjo shifrër nuk mjafton as për vaksinimin e të gjithë stafit mjekësor.

“Aman po as sot sna e kursyen rubrikën haberet e sulltanit.
10000 mijë doza në janar. Urraaaa fitoreeeee e madhe.
Vetëm staf mjekesor në vendin tonë ka 26000 mije veta. Pra o qeveria në ikje për fushatë as mjekët nuk vaksinoni dot jo më 2.8 ml banorët e vendit tonë.
Na lini të gëzojmë dt 1 të paktën.
Ah mos harroj shqiptarë gëzohuni se rruga tiranë durrës nuk do jepet me PPP se nuk ju doli koha 🤣🤣🤣🤣 por sigurisht dhe këtë na e shitën si nder që po na e bënin jo si detyrim për tmos u majm më.
Hajt gëzuar sulltan korrsh atë që ke mbjellë” – është shprehur Briseda Shehaj.