“Brenda ishin disa artistë”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzim për “vrāsje e mbetur në tentativë” në SPAK

319
Sigal

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të bëjë një tjetër kallëzim sot në SPAK.

Kallëzimi do të bëhet në orën 11.00 për kallëzimin për veprën penale “vrāsje e mbetur në tentativë”.

Sipas Aleancës, në momentin e shembjes, në godinën e Teatrit Kombëtar, ndodheshin brenda disa artistë dhe aktivistë.

Aleanca ka bërë më dije se godina nuk u kontrollua para se të fillonte shembja dhe ata që ishin brenda kanë dalë vetëm kur dëgjuan fadromat.

Ndërkohë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK edhe Erion Veliajn e Arbjan Maznikun.

Mbi ta rëndon akuza për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i dy zyrtarëve që kryejnë funksione publike kryer në bashkëpunim”.