Bregu i qytetit të Vlorës, me rrugë 3 herë më të ngushtë se trotuari Lungomares

555
Në asnjë vend të botës, nuk ndesh e nuk shikon atë që shikon dhe ndesh në Shqipëri, lidhur me projektet e vijës bregdetare të qyteteve. Nuk e kemi fjalën për shkatërrimin e vijës bregdetare dhe lënien e saj gërmadhë prej mëse dy vitesh, ku nuk kalojnë dot as kafshët. Por e kemi fjalën për projektin e kësaj vije bregdetare të qytetit të Vlorës të pagëzuar me emrin “Lungomare”. Mjafton të shikosh pamjen e kësaj vije dhe ajo që të bie në sy është “çudia projektuese”, që e ka kthyer rrugën automobilistike përgjatë bregut të qytetit Vlorës, nga rrugë me gjerësi të plotë për qarkullim normal automjetesh, në një “rrugë rrip”, si rrugicë lagjeje, apo rrugë fshati malor ku qarkullon vetëm 1 makinë, apo zetor në javë. Në këtë rrugë, sipas projektit të “vizatuar” prej projektuesve të “rilindjes”, mund të kaloj vetëm një automjet, ndërkohë që pjesa e “zhdukur” e rrugës, sipas projektit do të bëhet trotuar. 
Ata që kanë qenë në shtete të tjerë ku ka vija të tilla qytetëse bregdetare, kanë parë të kundërtën e asaj që po bëhet me vijën bregdetare të qytetit të Vlorës. Ka rrugë në vijën bregdetare të shteteve të botës për qarkullim automjetesh me dy kahje dhe me nga 2 e 3 korsi paralele! E po kështu ka “Lungomare” me gjerësi sa për të qarkulluar lirshëm frekuentuesit dhe qytetarët. Ndërsa në Vlorë, po zhduket rruga e po bëhet sa një “rrip”, projekt ky që që do të krijoj kaos, zhurma, ndotje, stres për qytetarët, pushesit e vizitorët që do të jenë frekuentues të “Lungomares”, madje edhe risk për aksidente automjetesh e rreziqe ndaj njerëzve që do të jenë pjesë e përbashkët e këtij mjedisi. Sipas “mendjes” së projektuese që po merren me këtë “vepër të shquar” që nuk po ndërtohet prej mëse dy vitesh kur u kthye në gërmadhë, thuhet se rruga po ngushtohet në buzë të detit, mbasi do të ndërtohet një rrugë tjetër në kodrat e Vlorës! Rrugë mund të ndërtohen në kodër e në mal të Vlorës, por rruga buzë detit ka funksionalitetin dhe bukurinë e saj dhe nuk mund të zhduket, apo të cënohet si element aktivitetit të qytetit!
Sigal