Braktisje masive e turizmit “patriotik”

644
Sigal
Bardhyl BERBERI 

Në Pogradec çdo fund javë vijnë autobusë nga Kosova me shtetas kosovarë. Shumica vijnë për herë të parë vizitojnë Pogradecin dhe Korçën. Isa Hoxha na thotë, se për vite me radhë Shqipërinë e shikonim si vend ku duhet të pushonim, patjetër duke u bazuar në turizmin patriotik. Shtetasit nga Kosova, në fakt pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës në 2009-n vërshuan drejt Shqipërisë për turizmin veror, por edhe atë të fundjavës. Por duket se ata po e refuzojnë në heshtje turizmin tonë patriotik. Abuzimet e përvitshme me çmimet, problemet me infrastrukturën, deri te diskriminimin me moslejimin e kalimit të autobusëve në rrugën e plazhit në Durrës gjatë kësaj vere e cenuan keq atë dëshirë për të pushuar në bregdetin shqiptar. Po t`i hedhësh një sy të dhënave INSTAT për 7 mujorin e këtij viti tregojnë se për herë të parë hyrjet e shtetasve nga Kosova kanë shënuar një rënie drastike . Për 7 mujorin (janar-korrik) erdhën 182 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej 17%. Edhe në korrik, tkurrja ishte e lartë me 33%, apo rreth 147 mijë shtetas më pak, teksa hynë në total 297 mijë shtetas nga Kosova (nga 444 mijë korrikun e një viti më parë). Rezulton se korriku ka qenë goditja fatale e turistëve nga Kosova që kanë braktisur masivisht Shqipërinë .Dikush mundohet a argumentoj ë me muajin e ramazanit ndonëse muaji i Ramazanit, por ai mbaroj më 26 qershor. Rënia në korrik ishte aq e lartë, saqë nuk u arrit të kompensohej nga dhjetëra turistë të shteteve të tjera (në korrik numri i të huajve që hynë në Shqipëri ra lehtë në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, raportoi INSTAT). Pavarësisht rënies, shtetasin nga Kosova mbeten thelbësorë për turizmin shqiptar, teksa zinin 33% të totalit të hyrjeve për 7 mujorin 2017, nga 42% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndryshe nga shtetasit e Kosovës, maqedonasve u është ngjallur interesi për turizmin shqiptar. Hyrjet e tyre u rritën me 20% për korrikun dhe 10% për 7 mujorin (në total 342 mijë). Shtetasit grekë kishin një rritje të lehtë me 5.6% për 7 mujorin, por ata vijojnë të mbeten të lartë në numër, me 246 mijë hyrje për janar-korrik (këtu përfshihen dhe shtetas shqiptare me nënshtetësi greke). Edhe nga shtetasit e Malit të Zi ka pasur një rritje të lehtë me 4.4% të hyrjeve, duke u renditur të katërtit. Në vlerë absolute, rritjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në 7 muajt e parë të vitit e kanë shënuar italianët, me një zgjerim prej 56%, ose 66 mijë hyrje më shumë, me 182 mijë hyrje në total. Shqipëria ka qenë së fundmi në faqet e medieve italiane, që i kanë bërë jehonë bukurisë së bregdetit, që është kaq pranë Italisë, duke e krahasuar me Karaibet, ushqimeve të mira e të lira dhe njerëzve mikpritës. Të tretët janë polakët, që ishin dhe surpriza e kësaj vere, edhe për faktin që hotelet shqiptare u grupuan për të ofruar shërbime të gjitha të përfshira. Por, pavarësisht rritjes së lartë, pesha e turistëve polakë mbetet shumë e ulët. Në shtatë muajt e parë kanë hynë në vend rreth 60 mijë polakë (gjysma e të cilëve erdhën në korrik), duke përbërë vetëm 2.2% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën në fjalë. Rritje të lartë në vlerë absolute, por që mbeten të ulët në peshë, kanë shënuar këtë vit edhe zviceranët, anglezët, amerikanët. Kjo ishte tabloja zyrtare e INSTAT për 7 mujorin e parë. Dhe ajo që bie në sy është rënia drastike e numrit të shtetasve kosovarë ose atij që është quajtur turizëm patriotik, i cili ka dhënë shenjat e një braktisjeje masive dhe për këtë shifrat janë kokëfortë, pavarësisht propagandës qeveritare për një turizëm elitar …
NOA