Braimllari: Kokëfortësia e qeverisë rrezikon vizat, BE kërcënon qeverinë që të tërhiqet nga nisma për pasaportat e arta

55
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari thekson se Bashkimi Europian ka kërcënuar qeverinë që të tërhiqet nga pasaportat e arta, në të kundërt rrezikojnë vizat.

Braimllari pohon se “kokëfortësia e qeverisë për të vijuar përpara me nismën për pajisjen me pasaportë shqiptare të çdo investitori të huaj që vjen në Shqipëri apo siç njihet ndryshe nisma për “pasaportat e arta”, rrezikon t’u kushtojë shtrenjtë shqiptarëve”.

Postimi i Braimllarit:

BE kërcënon qeverinë, tërhiqni nismën për pasaportat e arta ose rrezikoni vizat.

Kokëfortësia e qeverisë për të vijuar përpara me nismën për pajisjen me pasaportë shqiptare të çdo investitori të huaj që vjen në Shqipëri apo siç njihet ndryshe nisma për “pasaportat e arta”, rrezikon tu kushtojë shtrenjtë shqiptarëve.
Bashkimi Europian ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë shqiptare se nëse nuk tërhiqet nga kjo skemë, atëherë Shqipëria rrezikon pezullimin e regjimit të lëvizjes pa viza.

Ky kërcënim vjen nga Komisioni Europian në raportin e tij të pestë në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave, ku theksohet se avancimi në një program të tillë mund të çojë në pezullimin e regjimit të vizave për shqiptarët.

Kjo nuk është hera e parë që BE i bën thirrje qeverisë shqiptare të heq dorë nga një nismë e tillë e cila mund të shërbejë për të anashkaluar procedurën e vizave me qëndrim të shkurtër të Bashkimit Europian, duke paraqitur rreziqe të mundshme migracioni dhe sigurie.

Komisioni Europian u ka bërë thirrje disa herë autoriteteve në Shqipëri që të mos nisin një skemë të tillë pasi ajo mund të cojë në përfshirje në shumë afera të paligjshme si pastrim parash dhe afera të tjera të paligjshme.

Por pavarësisht kësaj, qeveria ka vazhduar me kokëfortësi në këtë nisme, teksa kohët e fundit përcaktimet e saja I ka përfshirë edhe në marrëveshjen për projektin e portit të ri turistik të Durrësit.

Në këtë marrëveshje të miratuar tashmë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë me forcën e kartonave
parashikohet që: “Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë bazuar në blerjen e tyre nga Investitori Strategjik”.

Ndaj para se BE t’i rikthejë vizat shqiptarëve, ne duhet t’i heqim një orë e më parë vizën kësaj qeverie të korruptuar që çdo veprim apo nismë e ka në favor të oligarkëve dhe interesave të ngushta të pushtetarëve.

Ora e llogaridhënies po afron!

Braimllari: Kokëfortësia e qeverisë rrezikon vizat, BE

Braimllari: Kokëfortësia e qeverisë rrezikon vizat, BE