Bota në alarm, planeti drejt plakjes

601
Sigal

U deshën mijëra vjet që popullata globale të arrinte 5 miliardë, dhe kjo shifër u arrit në vitin 1987. Rreth 32 vjet më vonë, ne po arrijmë 8 miliardë banorë në mbarë botën.

Kjo rritje shpërthyese ka vënë në lëvizje udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë krijuar “Ditën Botërore të Popullsisë” në vitin 1989 për të rritur ndërgjegjësimin për problemet e shkaktuara nga mbipopullimi. Si datë për këtë ditë të shënuar është caktuar 11 korriku.

Popullsia e planetit sot është 7.7 miliardë, dhe deri në vitin 2050, bota parashikohet të shtojë 2 miliardë njerëz.

Nëse kemi probleme me mbipopullimin tani, imagjinojeni në të ardhmen se si do të jetë, pasi pritet që në vitin 2050 popullsia të kapi shifrat 10 miliardë banorë.

Ja një vështrim më i afërt në disa prirje globale të popullsisë.

Disa zona janë duke e pakësuar popullsinë. 

Sipas OKB-së, në 27 vende ose zona popullsia është tkurrur me 1 përqind ose më shumë që nga viti 2010. Kjo rënie është shkaktuar nga nivelet më të ulëta të fertilitetit, sidomos në vende si Kina dhe Japonia.

Por këto tkurrje janë zhdukur nga bumet e popullsisë në rajone të tjera. Për shembull, popullsia e Afrikës sub-Sahariane parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2050.

Nëntë vende, India, Nigeria, Pakistani, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Tanzania, Indonezia, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara , do të përbëjnë më shumë se gjysmën e rritjes së planifikuar të popullsisë globale në vitin 2050, sipas një studimi të realizuar në vitin 2018.

Njerëzit në vendet më të varfëra kanë jetë më të shkurtër. OKB thotë se kjo është kryesisht për shkak të niveleve të larta të vdekshmërisë foshnjore dhe të nënës së bashku me epideminë e HIV dhe dhunën në zonat e mbuluara nga konflikti.

Mbipopullimi mund të kontribuojë në probleme të tilla shoqërore dhe mjedisore, si ngrohja globale, shterimi i resurseve, ndotja, mbipopullimi, kequshqyerja, pabarazia gjinore dhe përhapja e sëmundjeve vdekjeprurëse.

Popullsia po plaket.

Modelet tona të popullsisë tregojnë gjithashtu një tendencë alarmante: Ne jemi duke u plakur.

Në vitin 2018 kemi goditur një tjetër moment historik. Për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe uljes së nivelit të fertilitetit, njerëzit po riprodhojnë më pak dhe jetojnë më gjatë.

Kjo duket sikur do të ishte një marrëveshje shumë e mirë. Por është e keqe për ekonominë globale, sepse ka proporcionalisht më pak njerëz në moshë pune dhe më shumë të moshuar, të cilët rritin shpenzimet e kujdesit shëndetësor.