Bosi turk i kriptomonedhave shoqërohej nga katër persona të tjerë

144
Sigal

Një ditë më parë turku i shumëkërkuar, Faruk Fatih Ozer, 28-vjeç, u arrestua në një vilë luksoze në Drimadhes.

Sipas asaj që raportohet, në momentin e arrestimit të tij, në të njëjtin ambient ndodheshin dhe persona të tjerë, ku katër prej tyre ishin dy djem dhe dy vajza, të cilët nuk janë arrestuar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për shtetasit të cilët ndodheshin nën shoqërinë e bosit turk të kriptomonedhave nuk ka pasur elementë që i implikonin, kjo ka qenë dhe arsyeja e mos shoqërimit të tyre.

Aksioni për kapjen e bosit turk u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

28-vjeçari turk u kap në një banesë në Himarë. Ai kërkohej nga Turqia për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021 ndaj Ozer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.