Borxhi publik në rënie

509
Borxhi publik shënoi vitin e kaluar uljen e parë, pas 5 vitesh rritje të vazhdueshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se detyrimet e qeverisë ranë në 71% e prodhimit kombëtar, nga 72.7% që ishin në vitin 2015.
“Borxhi publik më në fund është duke hyrë në trajektoren e tij rënëse, duke filluar që nga viti i kaluar, për të shkuar drejt një niveli që është më i përshtatshëm për vende si Shqipëria, nën 60%, dhe në një plan kohor më të gjatë pranë 50% të PBB-së”- tha Erjon Luçi.
Sipas Ministrisë së Financave, ulja e borxhit është e domosdoshme për të shmangur rreziqet e mëdha që ai sjell për ekonominë.
Me propozim të Ministrisë së Financave, Parlamenti miratoi një ligj që e detyron qeverinë ta ulë borxhin publik nga viti në vit, derisa ai të arrijë në 45% e prodhimit kombëtar.
Sigal