Bllokohet skafi pa dokumente që po lundronte në Ksamil, drejtuesi gjobitet me 10 mijë lekë

112
Sigal

Një skaf është bllokuar nga policia në Ksamil pasi drejtuesi i tij lundronte pa dokumentet përkatëse dhe e ka ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë.

Blutë e Vlorës kanë bllokuar vetëm gjatë kësaj jave 7 mjete lundruese të cilat janë ndëshkuar edhe me gjobë. Mjetet lundruese do të vijojnë të jenë të bllokuar deri në pagesën e gjobës dhe plotësimin e dokumenteve.

Policia Kufitare tha se do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Siguria gjatë sezonit turistik ka qenë në vëmendje vitin e shkuar, por kulmoi pas tragjedisë në brigjet e detit jon, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një skaf i drejtuar nga një oficer policie, teksa po lahej në det.