Reshjet e shiut janë bërë shkak që një masiv dheu të bllokojë një kah të aksit Tepelenë-Përmet, në vendin e quajtur Sajmolë.

Qarkullimi i makinave në këtë pikë është vështirësuar.

Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar në Gjirokastër ka ndërhyrë për pastrimin e rrugës, por rreziku mbetet evident për shkak të rrezikshmërisë që paraqet shpati i malit ku kalon rruga.