Viele Euro Geldscheine
Sigal

Llogaritë bankare të një shtetasi italian, i janë nënshtruar sekuestros preventive, nga ana e strukturave shqiptare të antikrimit.

Mësohet se llogaritë bankare i përkasin shtetasit italian me inicialet V. L..

Janë 4 llogari bankare të sekuestruara, në të cilat gjendet 293 mijë euro, të dyshuara se janë siguruar nga veprimtari kriminale, pastrim parash.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore, në kuadër të procedimit penal nr. 1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V. L.

Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro.

Shtetasi V. L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.