Bledi Teta mohon akuzat për përfshirje në vrasjen e ish- policit, gjykata e lë në burg

1093
Sigal

Gjykata e Tiranës ka lënë nën masën e arrestit me burg Blendi Tetë, 39 vjeçarin e arrestuar ditën e djeshme për vrasjen e ish policit  Santiago Malko  disa ditë më parë në Tiranë.

Në seancën gjyqësore Teta ka mohuar akuzat për përfshirjen në krim duke thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Por hetuesit mendojnë ndryshe pasi Teta është parë nga kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes si dhe është shoqëruar me disa persona, që dyshohet të jenë pikërisht personazhet kryesore që mund të kenë kryer vrasjen e Malkos. Seanca në gjykatë është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Policia ra në gjurmët e Tetës, në momentin kur në afërsi të ish-drejtorisë së pyjores, në rrugën Dalip Topi është gjetur e fshehur një automjeti tip skoda, e cila shfaqej në kamerat e sigurisë që janë sekuestruar nga prokuroria. Nga automjeti ka rezsultuar se natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta, i cili ka filluar ta shfaqë shqetësimin e tij gjatë telefonatave me bashkëjetuesen, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.