Bledi Çuçi ministër i brendshëm / A do ta dekretojë presidenti Meta ?

322
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka lënë të kuptohet se nuk ka marrë ende një propozim zyrtar nga kryeministri Rama lidhur me emrin e ministrit të ri të brendshëm.

Kreu i shtetit tha së është njohur vetëm nga mediat lidhur me emrin e Bledi Çuçit. Por a do ta dekretojë emrin e ri?

“Nuk dua të flas për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat me disa propozime. Duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do jetë më e shpejta e mundshme”, tha Meta gjatë konferencës së përbashkët me homologen kosovare, Vjosa Osmani.