Bledi Çuçi përgëzon policinë që helmoi me gaz dhe dhunoi protestuesit demokratë

268
Sigal

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ngjarjet që ndodhën sot te selia e PD.

Në një deklaratë, Çuçi shpreh konsideratë dhe vlerëson efektivët që helmuan me gaz lotjsjellës demokratët protestues, si dhe për dhunën që u ushtrua ndaj tyre.

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime@PoliciaeShtetit“, thotë Çuçi.