Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen si ministra të rinj para Presidentit Metës

314
Sigal

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen në Presidencë si ministra të rinj.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Presidencës, Bledi Çuçi betohet si ministër i Brendshëm, ndërsa Milva Ekonomi si ministre Bujqësie.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama njoftoi se Bledi Çuçi është ministri i ri në këtë detyrë, ndërsa deklaroi se në pozicionin e ministrit të Bujqësisë, pra në vend të ministrit Çuçi, u emërohet deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi.

Kujtojmë se dorëheqja e Sandër Lleshaj erdhi në një kohë revoltash dhe protestash prej gati në javë në sheshet kryesore në vend, për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Edhe pse kryeministri theksoi se kjo nuk ishte një dorëheqje si pasojë e protestave apo kërkesës së qytetarëve për largimin e tij, por vendimi i ministrit të dorëhequr, ishte çështje morali.