Biznesi, të dielën në grevë, mbyll një orë qepenat

218
Sigal

Në shenjë proteste, biznesi i vogël dhe i mesëm do të mbyllin qepenat dhe do të ndalojnë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve për rreth një orë.

Shpallja e grevës, që do të nisë në orën 10:00 deri në 11:00 ditën e diel, u lajmërua nga Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit.

Shpallje GREVE.

LAJMËRIM.

Ditën e diel, dt. 31.10. 2021.

Ora 10.00-11.00 Shpallim grevë 1 orëshe

në qytetin e Tiranës.

Mbyllim qepenat e subjekteve private dhe ndalojmë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ftojmë gjithë biznesin anëtarë të shoqatës apo jo ti bashkohet grevës.

Vendimi u mor nga:

Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë.