Bizneset që futen në TVSH, më 1 prill duhet të raportojnë inventarin

1452
Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve njoftoi dje se tatimpaguesit e biznesit të vogël, me xhiro mbi 2 milionë lekë deri në 5 milionë lekë, duke nisur nga data 1 Prill 2018, do të përfshihen në skemën e TVSH-së. Krahas masave organizative që duhet të ndërmarrin, do të raportojnë edhe inventarin e gjendjes stok të mallrave deri në datën 31 Mars 2018, të blerë me faturë me TVSH jo më parë se 12 muaj. Për këtë arsye, biznesi duhet të mbajë parasysh që të përpilojë listën e mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë, ku të evidentohet data e regjistrimit të stoqeve, sipas formularit bashkëngjitur këtij njoftimi. Gjithashtu, çdo mall i përfshirë në inventar, duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj nga data e deklarimit të inventarit, dhe të jenë të regjistruara në librat e tatimpaguesit. Periudha e faturave të deklaruara në inventar është data 1 Prill 2017 deri në 31 Mars 2018. Këto fatura i bashkëngjiten inventarit. Inventari duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale, në momentin e regjistrimit në regjimin normal të TVSH-së, brenda datës 30 Prill 2018. Një kopje të këtij inventari tatimpaguesi e ngarkon edhe në e-filing. Gjithashtu të gjithë këta tatimpagues, duhet të pajisjen me blloqe tatimore me TVSH, të cilat duhet të tërhiqen pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë regjistruar.


Sigal