Bizneset e turizmit të bëjnë kujdes, Tatimet dalin në terren për kontrolle

228
Sigal

Me afrimin e sezonit veror, bizneset që operojnë në sektorin e turizmit, duhet të bëjnë kujdes në deklarimin e xhiros reale, numrit të punonjësve dhe pagave të tyre, pasi tatimorët ndodhen në terren për t’i kontrolluar.

Bizneset do të kontrollohen nëse janë të regjistruara, lëshojnë faturë me vlerë reale të çmimit, publikojnë listën e çmimeve dhe deklarojnë punonjësit dhe pagën reale të tyre.

Tatimet nuk do të ndëshkojnë kompanitë që kanë nisur të përdorin platformën e fiskalizimit në vend të kasës fiskale. Në planin e tatimeve është mbledhja e të ardhurave në të njëjtat nivele me sezonin e vitit 2019, edhe pse mund të ketë një numër më të vogël turistësh.