Bizneset e akcizës, procedurë të posaçme ankimi për doganat, ja të gjitha hapat

671
Kodi Doganor e ka një procedurë ankimi, në rast se bizneset nuk janë dakord me vendimet e degëve doganore, por për produktet e akcizës ka një procedurë të veçantë.
Drejtoria e Përgjithshme Doganave, thotë se ligji i autorizon operatorët e akcizës të ankohen kundër vendimeve të institucionit, vetëm ndaj drejtorit të doganave.
Kur vendimi i degës doganore ka të percaktuar detyrim akcize dhe një penalitet për tu paguar, Operatori Ekonomik duhet që brenda 30 ditësh nga data e njoftimit të vendimit të degës doganore për shpalljen debitor, të depozitojë nje ankimim në postë apo në Sekretarinë e Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave.
Depozitimi apo paraqitja e ankimimit përtej afatit 30 ditor e bën ankimimin të paparanueshëm për tu shqyrtuar dhe prezumohet se operatori ekonomik nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit të parashikuar me ligj.
Gjithashtu që ankimimi të pranohet dhe të shqyrtohet duhet gjithashtu t’i bashkëlidhet konferma bankare që vërteton pagesën 100% të detyrimit të akcizes dhe dokumentin dhe garancinë e cila duhet të garantojë 100% shumën e penalitetit të percaktuar në vendim.
Garancia është e vlefshme vetëm kur ajo lëshohet nga Bankat e Nivelit të Dytë dhe duhet të jetë në përputhje me formatin e posaëëm të miratuar përë këtë qëllim.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave merr një vendim brenda 30 ditëve nga data e marrjes së ankesës dhe ky vendim u njoftohet menjëherë apeluesit dhe autoriteteve doganore kompetente.
Nëse ankesa nuk pranohet, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën kalimin e menjëhershëm të shumës së garancisë në llogarinë e saj. Nëse kërkesa pranohet, autoritetet doganore duhet t’i kthejnë ankuesit shumën e depozituar të detyrimit të akcizës, si dhe të lirojnë garancinë.
Kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, apeluesi mund të ankohet pranë autoriteteve gjyqësore brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të mospranimit të ankesës.
Në rast se autoritetet gjyqësore pranojnë ankesën, autoritetet doganore duhet t’i kthejnë apeluesit shumën e depozituar. Kthimi i kësaj shume mund të bëhet vetëm pasi vendimi i autoriteteve gjyqësore kompetente merr formë të prerë.
Në rast se shkelësi nuk paguan shumën e detyrimit të akcizës, si dhe të penaliteteve të vendosura dhe nuk apelon pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, autoritetet doganore marrin të gjitha masat për të proceduar me vjeljen e shumës së borxhit të akcizës dhe vendosjen e sanksioneve përkatëse, në bazë të procedurave të përcaktuara në këtë ligj për rikuperimin me forcë të borxhit të akcizës.
Apelimi ndaj vendimit të autoriteteve doganore kompetente për vendosjen e sanksioneve nuk shkakton pezullimin e zbatimit të vendimit në konflikt.
Autoritetet doganore mund të pezullojnë zbatimin e një vendimi të tillë, tërësisht ose pjesërisht, kur ato kanë arsye të besojnë se vendimi në konflikt është i papajtueshëm me legjislacioni doganor, ose sjell një dëm të pariparueshëm për personin e interesuar.
Kur vendimi në konflikt përcakton, ndër të tjera, detyrimin për pagimin e detyrimeve të akcizës, pezullimi i këtij vendimi duhet të kushtëzohet me depozitimin e një garancie, në masën e plotë të detyrimit të akcizës.
Sigal