Bilanci/ Koronavirusi infekton mbi 2.3 milionë persona në të gjithë botën

333
Sigal

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën ka shkuar mbi 2.3 milionë persona.

Në të gjithë globin, janë infektuar me virus 2 306 588 njerëz.

Ndërsa, të vdekur për shkak të Covid-19, deri tani janë regjistruar 158 705 persona.

Të shëruarit nga koronavirusi deri në këto momente janë 590 367 vetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të kryesojë listën e personave të infektuar me koronavirus me 726 856 persona.

Pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve me virus vjen Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina etj.