Bilanci ditor i Covid-19: 18 rastet të reja në 24 orët e fundit

214
Sigal

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      18
Të shëruar në 24 orë     6
Të shtruar në spitale      5
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3621
Testime totale             851,111
Raste pozitive             132,647
Raste të shëruara        130,067
Raste Aktive                     124
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              51
Shkodër            13
Fier                  11
Vlorë                11
Elbasan            11
Durrës              10
Lezhë                7
Korçë                6
Kukës                2
Gjirokastër        2