Bien rastet e infektimeve Covid në vend

192
Sigal

Pas situatës së rëndë, vetëm në një javë numri total i rasteve aktive me Covid në vend ka rënë me 1071 persona. Aktualisht janë 6289 të infektuar, ndërsa kjo shifër ishte 7360 një javë më parë.

Pozitiv është fakti se pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se prej një jave kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e gripit, në vendin tonë nuk është izoluar ende asnjë rast me viruset gripale.

Nuk është evidentuar qarkullimi i viruseve respiratorë. Në të gjithë Europën vitin e kaluar nuk ka pasur raste të gripit. Kanë qenë shumë raste të rralla.