Bien në pranga 13 persona në Tiranë, ja akuzat ndaj tyre

319
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke filluar nga mos bindja ndaj policisë, tek dhūna në familja apo shpërndarja e lëndëve narkōtike.

Policia bën me dije se nga specialistët për Hetimin e Narkōtikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Taxhedin Beholli”, gjatë kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkōtike e llojit kōkainë;

– E. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hasbi Serani”, gjatë kontrolli fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkōtike e llojit kōkainë, një sasi lënde narkōtike cannābis sātiva dhe një grirëse metalike me mbetje të lëndës narkōtike cannābis sātiva;

– S. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kahreman Ylli”, gjatë kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkōtike e llojit herōinë;

Nga specialistët për Hetimin e Krímit të Komisariatit Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krímit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 48 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në banesë, ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 22 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armē e ftohtë (thikë).

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi A. P., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjēdhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. M., 49 vjeç, Rr. N., 26 vjeç dhe K. L., 27 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi;

– D. B., 37 vjeç, pasi në Rrugën e Barrikadave, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit me aparatin drager.

– E. H., 33 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Ndroqi”u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l;

– H. M., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka aksidēntuar shtetasin P. Z. (këmbësor), i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.