Bie zjarr në spitalin e Shkodrës, evakuohen pacientët

103
Sigal

Një zjarr ka rënë sot në mëngjes në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia dhe stafi mjekësor kanë evakuuar pacientët duke shmangur çdo rrezik.

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.