Bie në prangat e policisë “tmerri i femrave”, vidhte me dhunë çantat nëpër Tiranë

579
Sigal

Një 23-vjecar është arrestuar për 3 vjedhje të kryera në Tiranë, të cilat deri më tani nuk ishin zbardhur.

Autori i tyre dyshohte se është personi me inicialet D.L., 23 vjeç.

23 vjecari u ka marrë me dhunë në periudha të ndryshme kohore tre grave çantat e tyre të krahut dhe aparatin celular.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “vjedhja me dhunë”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çanta“ nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Ndalohet një 23-vjeçar si autor i dyshuar i tre “Vjedhjeve me dhunë”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Çanta” bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D. L., 23 vjeç.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe  aparatin celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm.