Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 65 vjeçari në Shijak

160
Sigal

Një 65 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shijak, dhe bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.D., i cili ra në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.

Njoftimi:

Shijak/Informacion paraprak

Me datë 10.11.2021, rreth orës 14:20, dyshohet se shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.