“Beteja” me zjarret, shtohen vatrat në të gjithë vendin

538
Situata e zjarreve në të gjithë vendin duket jo e mirë. Ndërsa deri mesditën e djeshme ishin shënuar tetë vatra të tilla, ku ministria e Brendshme dha informacion të detajuar, pasdite u shtua edhe një tjetër në Parkun Qendror të Korçës. Në fshatin Kutalli, bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj në pronësi. Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave në lagjen “Meçe” të qytetit Krujë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Krujë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës, 3 autobote me ujë së bashku me personelin shoqërues dhe disa vullnetarë kanë punuar me intensitet për disa orë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 10 ha me shkurre dhe ferra dhe u përshkuan nga flakët 60 rrënjë ullinj. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar. Sipërfaqe me shkurre e ferra pranë ish-rrobaqepësisë në lagjen “Xhami” të qytetit Peqin janë djegur. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre dhe ferra.

Shkurre, ferra dhe ullishte janë djegur edhe në Selenicë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet me forca zjarrfikëse, si dhe disa banorë të fshatit, të cilët kanë arritur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2.5 ha sipërfaqe me shkurre, ferra dhe 200 rrënjë ullinj shekullor. Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në fshatin Rusan, bashkia Delvinë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Delvinë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues, të cilët kanë arritur të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.2 ha shkurre dhe ferra. Edhe Gjirokastra është prekur nga kjo situatë e rënduar e zjarreve. 
Sigal