Besnik J. Aliaj fitues i “Çmimit të Karrierës” në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban

695
Sigal

Me nismën e Rrjetit IHSAI, Instituti IHS, dhe Universiteti Erasmus, Roterdam Hollandë, e kanë përzgjedhur si fitues i çmimit të karrierës në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban, në një seleksionim ndër 9000 profesionistë nga rreth 150 vende të botës.

Çmimi do të akordohet në kuadër të WUF 10 Forumi Botëror Urban, që do të mbahet sivjet në Abu Dabi, 08-13 Shkurt 2020, në Emiratet e Bashkuara Arabe, organizuar nën kujdesin e Programit UN Habitat të Kombeve të Bashkuara! Besnik J. Aliaj, fituesi i “Çmimit të Karrierës” në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban shprehet: Kjo puna e çmimeve ndërkombëtare është konsumuar disi, por ky është një çmim prej vërteti!

Nuk mund të mohoj kënaqësinë për këtë njohje ndërkombëtare të 30 viteve pune e përkushtim, arritje që e ndaj me zemër e mirënjohje me të gjithë kolegët e studentët e mi ndër vite në Institutin Co-PLAN dhe Universitetin POLIS, sidomos kolegët e miqtë Dritan Shutina dhe Sotir Dhamo! Faleminderit sinqerisht të gjithë atyre që menduan për mua, dhe ata që mundësuan këtë çmim!