Besimtarët ortodoksë festojnë Ditën e Ujit të Bekuar

382
Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar ditën e ujit të bekuar. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë vit për shkak të reshjeve të dendura të shiut nuk u krye rituali i i hedhjes së kryqit në ujë. Qindra besimtarë ortodoksë në kryeqytet morën pjesë në ceremoninë e “Ujit të Bekuar”, që organizohet çdo 6 janar. Por ndryshe nga vitet e tjera rituali i hedhjes së kryqit në ujë nuk është kryer për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë vendin. Kisha ortodokse organizoi cermeoninë e bekimit të ujit në katedralen Ngjallja e Krishtit, në praninë e besimtarëve të shumtë. 

“Ky është edhe fillimi i misionit të Z.Jezus Krisht që më pas do shoqërojë me predikimin e ungjullit si dhe me mrekulli të ndryshme. Sot konkretisht gjithashtu kujtojmë edhe Theofaninë, pra është një moment brenda kësaj ngjarje ku në momentin ku Z.Jezu Krisht pagëzohet, dëgjohet një zë prej qiellit që thotë: ky është im bir i dashur , kjo është festa e Theofanisë e shfaqjes të Shën Trinisë. Pra zëri i atit u dëgjua , biri i cili u pagëzua dhe shpirti i shenjtë i cili ishte prezent në formën e pëllumbit.” Pas meshës besimtarët marrin me vete në shtëpi ujin e bekuar që e përdorin për shërim shpirtëror e trupor. “Shfaqja e Perëndisë” ose Dita e Ujit të Bekuar është një festë e madhe e krishterë në përkujtim të pagëzimit të Jeuzus Krishtit në lumin Jordan nga Gjon Pagëzori.
Sigal