Besa Shahini: Nuk do të kthehemi në shkollë derisa të jemi të sigurt që ka kaluar pandemia

517
Sigal

Mësimi online vijon por problematikat janë shumë të mëdha.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e ftuar tek “E Diela Shqiptare”, foli për situatën aktuale të mësimit në vend dhe shanset për të përsëritur këtë vit shkollor.

Shahini u shpreh se rikthimi i nxënësve dhe studentëve në shkollë nuk ka për të ndodhur derisa autoritetet të jenë plotësisht të sigurt se pandemia ka kaluar.

“Ne nuk do të kthehemi në shkollë derisa të jemi të sigurt që ka kaluar pandemia. Këtë vendim do ta marrë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ekspertët, jo unë se nuk jam eksperte e fushës. Për ne si Ministri e Arsimit është të mos e humbasim këtë vit shkollor. Marr me qindra mesazhe nga disa prindër që kërkojnë të përsëritet viti në mënyrë që të mos mbesin prapa me mësimet që duheshin mbyllur këtë vit”.