Berisha: PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet. Ata që duan të na përjashtojnë, do të përballen me ne

95
Sigal

Në mbledhjen me kryesinë e PD, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i zhytur “deri në fyt” në aferën e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Referuar debatit seancën e kaluar plenare për një video me përmbajtje të papërshtatshme që posedonte, Berisha tha se “më akuzonin mua dje si fajtor për sjelljet e shfrenuara të tjerëve”.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet dhe paralajmëroi që ata që duan ti përjashtojnë, se nuk tërhiqet.

“Sot është koha që ne të bëjmë gjithçka për një komunikim direkt me qytetarët. Në WP Edi Rama del i zhytur deri në fyt në aferat me McGonigal.

Gazetari i BILD deklaroi haptas se dokumentet po edhe hetimet faktojnë se McGonigal u mor me Sali Berishën. Tani kthehemi prapë te McGonigal është në burg, ky kryeministër këtë nuk mund ta pranojmë ndaj duhet të vazhdojmë me rezistencën në  mënyrë kreative. Njerëzit ju thonë pa dhunë nuk përmbyset unë iu them atyre që qëndresa është forcë, dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon.

Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, ne nuk marrim pushtet me forcë. Ju e shihni si sillen në parlament, kurrë nuk ka qenë në këtë situatë, një grusht njerëzish të zhveshur nga çdo lloj morali e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm. Më akuzonin mua dje si fajtor për sjellët e shfrenuara të tjerëve, apo fajin e ka Saliu, kjo ishte kulmore.

Ja deri ku shkon degradimi duhet ta dini që aty ishte dhe diçka tjetër, ndaj kërkoj që koalicioni PD-PSD i grave të faktonte që për shfrenimet e këtij fajin e kishte Berisha. Shikoni në çfarë shkalle, këta kanë humbur çdo lloj logjike, kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë çdo gjë.

Duhet të falënderoj qytetarët për përgjegjësinë që po tregojnë në protesta. Duhet të vazhdojë. Këtu grabiten zgjedhjet, në do të qëndrojmë ndaj çdo akti apo përpjekje për të grabitur zgjedhjet. Ne nuk bojkotojmë zgjedhjet, përpjekja për të përjashtuar PD është etapa e tretë e skenarit e të njëjtit autor, por do marrin përgjigjen e merituar. Nuk ka asgjë më të paligjshëm se shpallja palë e atij që nuk është palë. Ata që duan të na përjashtojnë ne do të përballen me ne”, tha Berisha.