Berisha: Parlamenti po funksionon si në diktaturë! Kushtetuta nuk mund të bllokohet

35
Sigal

Sali Berisha në një deklaratë për mediat në fund të seancës plenare, ka deklaruar se beteja e tyre në Kuvend do të vijojë deri në rikthim të të drejtave të opozitës.

Ndër të tjera ai u shpreh se “Parlamenti po funksionon si në diktaturë dhe jashtë standardeve, ku ndalohet lejimi i krijimit te komisioneve hetimore”.

“Duam transparencë, këta duan ta bllokojnë. Kushtetuta është taksative, nuk mund të bllokohet”, theksoi ai.

Sali Berisha: Kur shkelet kushtetuta nuk ka parlament, kështu mund të funksionojë vetëm PS dhe mafia. Parlamenti funksionon në bazë të të drejtave të deputetëve. Ndaj dhe kjo tregon se parlamenti funksionon njësoj si në diktaturë dhe jashtë standardeve, ndalohet lejimi i krijimit te komisioneve hetimorë.

Lejimi i vajzës që duket si engjëll por po i pinë gjakun si shushunjë shqiptarëve me tenderat nga pushteti i thjeshtrit. Familja e tij përfiton nga tenderat. Këtu po bëhet betejë. Ne do të luftojmë në parlament deri në rikthimin e të drejtave tona dhe deri kur Edi Rama të paraqitet dhe ata që kanë mbushur xhepat… Kur të respektohet Kushtetuta do të shihen të gjithë ata që kanë përdorur pushtetin si familjarët e Edi Ramës, Ermonelës, e të tjerë. Duam transparencë, këta duan ta bllokojnë. Kushtetuta është taksative, nuk mund të bllokohet. Ne do të fitojmë.