Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren, garda i rrethon! Ndërpritet seanca në Kuvend

99
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa deputetë të Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pas debatit për kohën e diskutimit në lidhje me procesin e integrimit në seancën e sotme.

Berisha është pozicionuar për të mbajtur fjalën në parlament i shoqëruar nga deputetët mbështetës së tij. Në atë moment ata janë rrethuar nga garda.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka ndërprerë seancën për 5 minuta duke i kërkuar demokratëve që të largohen nga foltorja.