Berisha akuzon Ramën: Ai përmbyti qytetarët, t’i dëmshpërblejë tani çdo qindarkë

53
Sigal

Sali Berisha akuzoi qeverinë se përmbyti qytetarët në Shkodër. Pasi doli nga senaca plenare, ai tha se u dha një urdhër kriminal që solli edhe dëme të jashtëzakonshme për qytetarët.

“Pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit autoritetet vendore hapi të gjithë tunelet dhe digat duke bërë një dallgë përmbytese që nuk e kishte parë ndonjë Shkodra, nxori në themele urën e Bahçallkëkut, monument kulture.  Ky akti i mosnjoftimi është vepër e vërtetë kriminale. E bëri këtë për të mos bërë përgjegjëse autoritetin që jep urdhrin për dëmshpërblim pastaj. Dhe së dyti për të mos prodhuar energji për të rritur çmimin e energjisë”, tha Berisha.
Ai akuzoi Qeverinë se e dinte se do të kishte reshje dhe megjithatë bleu energji me çmime shumë të mëdha.

“Ata e dinin mirë se çfarë do të ndodhte, e dinin se do të kishte reshje dhe të gjitha këto nuk e penguan dyshen Rama-Ballaku për të importuar energji.  E dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e përmbytjes së qytetarëve nga hapja e tuneleve. Kërkoj dëmshpërblimin e tyre në çdo qindarkë. Drejtori i KESH zbatoi një urdhër kriminal. Ai del në çdo ekran për të justifikuar veprimin e tij të shëmtuar”, tha ndër të tjera Berisha në prononcimin për mediat,  teksa Kryeministri Rama ishte në interepelancë në seancë pikërisht për këtë çështje.
Për interepelencën Berisha tha se ‘Rama tani është duke gënjyer aty brenda, jam i sigurt se po thotë se fajin e ka Saliu’.