Berati bëhet si Kuçova e dikurshme

661
Sigal

Prefekti Petrit Sina: “Ndërtimi i Unazës Urë-Vajgurore-Shpirag-Sinjë-Berat, do të ndikojë në zhvillimin e zonës së prapambetur”

Qyteti i Beratit nuk do të njihet vetëm për vlerat muzeale, por do të mbahet mend nga të gjithë edhe si një zonë naftëmbajtëse. Kjo për arsye se 2 kilometra larg qytetit, aty rrëzë malit gjigand të Shpiragut, janë gjendur shtresa të mëdha nafte, të cilat pas shumë kërkimesh kanë dalë ajo që pritej, nafta. Në krahinën e Beratit ka më se tre vjet që kryen punimet dhe kërkimet për zbulimin e saj, gjë e cila më në fund u arrit. Në zonën e Shpiragut janë kryer disa shpime. I pari rezultoi me shtresa naftë. Edhe pusi dytë që u kryen punimet disa metra larg të parit ka dhënë rezultate të mirë për nxjerrjen e naftës. Kjo ka bërë që në këtë sektor për momentin të punësohen 500 punëtorë dhe specialistë të sferave të ndryshme. Të gjithë janë shqiptarë. Një pjesë nga qyteti dhe pjesa tjetër të punësuar nga zona e Shpiragut. Burimet bëjnë të ditur se, me fillimin e punës për nxjerrjen e naftës si dhe shpime të tjera do të punësohen 2000 punëtorë, gjë që do të bëjë edhe zbutjen e papunësisë të këtij rrethi, i cili është një nga rrethet më të varfra në shkallë vendi, për arsye të zonës “xhep”. Burime nga qarku bëjnë të ditur se, Këshilli i Qarkut ka marrë të gjitha masat për ndërtimin e një infrastrukture të mirë. Kreu i Këshillit të Qarkut, Petrit Sina u shpreh për gazetën se, projekti që ka tashmë në dorë Qarku i Beratit do të bëhet realitet dhe kanë filluar punimet për zbatimin e projektit të Unazës të rrugës Urë-Vajgurore-Shpirag-Sinjë-Berat. “Ky aks rrugore që ndryshe quhet dhe “Unaza e Shpiragut”, do të ndikojë në shumë drejtime ajo do të lidhë gjithë zonën e Shpiragut me qytetet e tjera. Madje, kjo unazë do të ndikojë dhe në mbarëvajtjen e zonës së naftës që tashmë është bërë e njohur në këtë zonë. Shpiragu nuk është vetëm zonë turistike, por edhe zonë naftëmbajtëse, e cila do të tregojë një interes shumë të madhe edhe për turistët e huajë, të cilët prej kohësh kanë filluar të vizitojnë zonat turistikes jo vetën në qytetin e Beratit dhe Skraparit, por dhe në zonën e Shpiragut”, ka thënë Sina. Vlerat muzeale qindra vjeçare që mbartë qyteti i Beratit, zona e naftës në Shpirag si dhe prodhimi i sherebelit me famë jo vetëm brenda vendit, por dhe në shkallë Europe, do të bëjnë kurioz shumë turistë, që tashmë janë njohur nëpërmjet rrjeteve të ndryshme. “Punësimi i punëtorëve do të ndikojë në uljen e papunësisë në këtë rreth, si dhe do të ndikojë në rritjen ekonomike të tyre”, tha Sina.