Berat, veteranët: Të vlerësohet figura e Enver Hoxhës dhe të ngrihet busti i tij!

558
Sigal

TAKIMI/ Mblidhet Kryesia e Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it: Arsyet pse nisma jonë duhet të dëgjohet!

Kryesia e Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it të Qarkut Berat në një takim të organizuar në zyrën e tyre, kanë kërkuar që të vlerësohet figura e Enver Hoxhës dhe të ngrihet busti i tij në vendlindjen e tij, Gjirokastër si dhe në Tiranë, ku ai i shërbeu atdheut dhe popullit shqiptar. Në këtë takim, veteranët e kësaj kryesie kanë kërkuar që urgjentisht të vlerësohet figura e komandantit legjendar Enver Hoxha, i cili mbetet në historinë e popullit shqiptar si një figurë e shquar e udhëheqës i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare për çlirimin e vendit, që u njoh nga koalicioni Antifashist Anglo -Sovjetik Amerikan. Anëtarët e Kryesisë së Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it, janë shprehur për gazetën “Telegraf”, se Enver Hoxha është një nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar. “Ne u indinjuam kur u bë rehabilitimi i figurës së Zogut, i cili pasi shiti vendin e tij tek serbët dhe për të qëndruar në pushtet vrau patriotët më të mëdhenj të kombit shqiptar dhe pasi u mbush mirë, menjëherë tradhtoi atdheun e tij dhe iku në shtete të tjera për të jetuar me pasurinë e popullit fukara. Ndërsa Enver Hoxha nuk i tradhtoi asnjëherë shqiptarët dhe as nuk shiti asnjë pëllëmbë tokë, por tokën shqiptare e çliroi me gjakun e dëshmorëve dhe e mbrojti gjerë në fund të jetës tij. Enveri i dha emër Shqipërisë në arenat ndërkombëtare. Po të bëjmë një krahasim Zogun me Enverin ka një ndryshim shumë të madh. Ndërmjet tyre Zogu shiti Shqipërinë dhe vodhi floririn dhe më pas i tradhtoi ata. Ndërsa Enveri ka merita për krijimin e shtetit shqiptar  për  rindërtimin dhe ndërtimin e mëtejshëm të vendit, për zhdukjen e analfabetizmit, duke ngritur një sistem arsimor bashkëkohor, në ndërtimin e veprave të mëdha bonifikuse, duke zhdukur malarjen dhe sëmundjet të tjera. Duke krijuar kështu një shërbim shëndetësor falas për popullin, ndërtoi hidrocentrale, termo-centrale duke i dhënë drejtim gjithë territorit shqiptar, ku ndërtoi edhe një sërë veprash të mëdha industriale e bujqësore. Ai ka merita të mëdha edhe në ndërtimin e një ushtrie, e cila gjerë në fund të sistemit ka qëndruar në një gatishmëri të madhe”, thanë veteranët. “Ne kërkojmë që figura e Enver Hoxhës të vlerësohet maksimalisht ashtu si e meriton një udhëheqës i madh si Enveri. Ne ju bëjmë thirrje qeveritarëve që ta mendojnë mirë kërkesat tonë se ne si veteranë të luftës kemi qenë krenarë dhe vazhdojmë të jemi krenarë për figurën e Enverit, por me ne bashkohet dhe një popull i tërë, pavarësisht censurave që përdoren për të mbyllur gojën duke i kërcënuar për heqje nga puna”, etj..”, u shprehën veteranët në këtë mbledhje.

Me veprat e Enverit po mbahet ky vend

“Ka ardhur koha që të vlerësohet figura e Enverit, për meritat që ai ka. Ne duam të kuptojmë se ende me veprat e Enverit po jetojmë të gjithë. Hidrocentralet e Enverit janë ata që po mbahet sot kjo qeveri, e cila po i shet për hiç gjë këto thesare të madhe popullit. Ato hidrocentrale që sot qeveritarët tanë po i shesin janë gjaku dhe djersa e këtij populli, i cili me gjak i ka ndërtuar ato vepra madhështore. Ata kanë punuar me ndërgjegje të lartë se e dinin se për kë punonin ata punonin për të ardhmen e Shqipërisë dhe të fëmijëve tyre. Por gjithmonë ideatori i këtyre ka qenë Enver Hoxha. Ne si kryesi përkrahim kryesinë e veteranëve të Gjirokastrës, Vlorës, Korçës, Tiranës që figura e Enver Hoxhës të vlerësohet dhe të ngrihen busti i tij”, u tha në këtë mbledhje.