“Benzi” dhe “Audi” përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Librazhd, dy pasagjerët dërgohen me urgjencë në spital

202
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor të Elbasan-Librazhd.

Policia njofton se dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” janë përplasur dhe për pasojë dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2021, rreth orës 16:26., në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.V., 30 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “Benz” shtetasit, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.