Bëmë mama të të ngjaj!

397
Sigal

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zgjuar shumë emocione e nostalgji.

Rastësisht ka emrin “byro” si dikur Byroja Politike që hetonte e gjykonte vetë çdo gjë. Çdo fjalë me emrin “byro”, komunistët e quajnë pronë të tyren e nuk duan ta lëshojnë. Siç duket këtë parim të shenjtë ka ndjekur Aida Hajnaj dhe  realizoi “ëndrrën” e nënës së saj. U bë udhëheqëse e Byrosë.

Aida Hajnaj në gjurmët e nënës Hatika, ka lindur për të drejtuar. Si dikur nëna drejtonte Komitetet e Partisë në Tepelenë e Pogradec, sot vajza do drejtojë Byronë e Hetimit.

Me ndihmën e kolegut të nënës, Sekretarit të Rinisë Komuniste, Fatmir Xhafaj, Aida ia doli të jetë përsëri “kuadër” partie. Këtë herë, ndryshe nga nëna, Aida “imperialistët” i ka aleatë.