Bëjini çadrat gati dhe sot, këto janë zonat ku priten shtrëngatat më të mëdha

513
Sot kthjellime e vranësira do te dominojnë të gjithë vendin duke sjellë shira të shpeshtë gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Sasi më të konsiderueshme priten gjatë mesditës dhe pasdites, ndërsa mbrëmja përmirëson përkohësisht motin në pjesën më të madhe të vendit.
Priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Berat, priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.
Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.
Temperaturat:
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por kryesisht gjatë mesditës në zonat qendrore dhe jugore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 20 °C
në vendet e ulëta: 12 / 21 °C
në vendet malore: 10 / 21 °C
Era
Era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 20km/h nga drejtimi perëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi i ulët.
Sigal