Sigal

Përgjatë kësaj jave do të kemi kthjellime dhe rritje të temperaturave në të dyja ekstremet.

Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave temperaturat e larta do të shkojnë deri në 35 gradë celsius.

Ja parashikimi i Motit sipas Meteoalb”:

MOTI NE VIJIM: deri në fundjavë, moti vijon kryesisht me kthjellime dhe temperatura të larta deri mbi 35°C ndërsa vranësirat dhe shirat do të jenë të lokalizuara kryesisht në ekstremet malore Veri- Verilindje. Java e dytë sjell një rënie të lehtë të vlerave termike po ashtu, rrit frekuencën e vranësirave në territor ndërsa shirat shfaqen në pjesën më të madhe të zonave malore por pjesërisht në zonat e ulëta. Bregdeti, kryesisht brigjet e Adriatikut mbeten më të favorizuara nga kushtet e motit gjatë 15-ditëshit të parë të korrikut 2018.