Sigal

Java që sapo ka filluar, do të jetë në kushtet e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominate në të gjithë vendin.

Madje, sipas MeteoAlb, në zonat malore pritet rikthimi i reshjeve të dëborës.

Dita e martë dhe e mërkurë do të kenë një pauzë të reshjeve për tu rikthyer sërish të enjten dhe në fundjavë.

Megjithëse reshjet do të jenë të pranishme, intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Temperaturat extremale të ajrit do të luhaten nga -4°C minimumi në zonat malore deri 15°C, vlera më e lartë në rang territori.